Presidentja e Hungarisë nesër vjen në Kosovë

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, nesër do të vijë në Kosovë.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Presidenca.

Në njoftim thuhet se Novak vjen në Kosovë me ftesë të presidentes Osmani.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidentja Novák do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi