Presidentja lajmërohet nga Gjermania me alarmin se rajoni është në rrezik nga Rusia dhe Serbia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në qytetin Potsdam të Gjermanisë ku edhe po merr pjesë në  një organizim të ish-ambasadorit Wolfgang Ischninger “M100 Special Talk”,  

Siç citon, Henning Holf, kryeredaktor i gazetës “INTERNATIONALE POLITIK QUARTERLY” Osmani ka thënë se “Serbia është kthyer në një satelitë të Rusisë” dhe se “po vallëzon në ritmin e Putinit”Shefja e shtetit ka folur edhe për situatën në veri të Republikës së Kosovës, duke thënë se tensionet në atë pjesë janë të dizajnuara për të destabilizuar vendin, rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Kategoritë
LajmeVendi