“Kam mbështetjen e popullit. Kur dikush ka siguri dhe bindje dhe di se cilat janë parimet e tij, pse do të ketë frikë?”, ka thënë Claudia Sheinbaum
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka shprehur besimin në aftësinë e qeverisë së saj për të trajtuar kërcënimet nga homologu i saj amerikan Donald Trump, të cilat përfshijnë dëbime të mundshme masive, rritje të tarifave tregtare dhe ndërhyrje ushtarake kundër karteleve të drogës, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.
Gjatë një konference për shtyp, Sheinbaum tha se nuk i frikësohet retorikës së Trumpit dhe theksoi se ajo ka mbështetjen e popullit meksikan, raportoi “Mexico News Daily”.
Sipas lajmit, i pyetur për kërcënimet e Trumpit, Sheinbaum ka thënë: “Kam mbështetjen e popullit. Kur dikush ka siguri dhe bindje dhe di se cilat janë parimet e tij, pse do të ketë frikë?”
Ajo vuri në dukje se ekziston një dialog i vazhdueshëm midis dy kombeve, duke zbutur shqetësimet për masat e propozuara të Trumpit.
Komentet e saj erdhën pasi Trump etiketoi kartelet meksikane të drogës si organizata terroriste dhe kritikoi autoritetet për lejimin e imigrimit të paligjshëm.
SHBA-ja ka caktuar zyrtarisht disa organizata kriminale, duke përfshirë “Tren de Aragua”, “MS-13”, “Kartelin Sinaloa” dhe “Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco”, si organizata të huaja terroriste, sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit të publikuar të mërkurën.
Sheinbaum gjithashtu vuri në dukje se fluturimet e fundit të avionëve amerikanë mbi Meksikë për të spiunuar kartelet e drogës dhe për të gjuajtur laboratorët fentanilit janë pjesë e bashkëpunimit afatgjatë, duke thënë: “Në radhë të parë, nuk ka asgjë të paligjshme. Ajo që është, është bashkëpunimi që ka vazhduar për shumë vite; nuk është diçka e re”.