Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ndërrimit të viteve ka vizituar FSK-në.
Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani thotë se FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore
{Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë.
Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Osmani.