Presidentja Osmani kërkon koordinim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve

Gjatë adresimit vjetor para Kuvendit, presidentja e Koosvës Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të vendit, raporton Ekonomia Online.

Pprandaj, sipas saj, çdo përpjekje për të minuar të drejtave të tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej Ballkanit perëndimor.

“Në të njëjtën kohë, ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptareve në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që mos të bëhet asnjë hap prapa, por vetëm hapa përpara. Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtave të tyre do të përballet me kundështim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej Ballkanit perëndimor”, tha Osmani.

Presidentja ka theksuar se është i domosdoshëm koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti për çështje të politikës së jashtme e sigurisë, por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

“Në këtë drejtim, koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti për çështje të politikës së jashtme e sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euro-atlantike, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë”, ka thënë presidentja Osmani.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi