Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike

Kategoritë
LajmeVendi