Presidentja Osmani takoi anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës

Presidentja Osmani ka takuarnë Mynih anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Mynih të Gjermanisë ka takuar anëtarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq.

Siç njofton Zyda e Presidentes së Kosovës, presidentja Osmani me homologun Komshiq diskutuan për sigurinë në rajon dhe bashkëpunimin e dy shteteve.

“Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, shkroi Osmani pas takimit.

Përveç takimeve bilaterale, presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi