Presidentja Osmani uron ditën e pavarësisë së Bosnjë dhe Hercegovinës

“Dy vendet tona sovrane dhe të pavarura ndajnë jo vetëm lidhjet e forta midis njerëzve, por edhe një vendosmëri të palëkundur për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike”, ka shkruar Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Bosnje dhe Hercegovinës, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, presidentja Osmani tha se tha se përveç lidhjeve të forta midis dy popujve, Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina janë të vendosura edhe për të ardhme euroatlantike.

“Dy vendet tona sovrane dhe të pavarura ndajnë jo vetëm lidhjet e forta midis njerëzve, por edhe një vendosmëri të palëkundur për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike”, ka thënë Osmani, ndërsa ka shkruar “urime pavarësinë, Bosnjë dhe Hercegovinë” në gjuhën boshnjake.

1 marsi, Dita e Pavarësisë së BeH-së, festohet me rastin e referendumit të zhvilluar me sukses për pavarësinë e vendit, të mbajtur më 29 shkurt dhe 1 mars 1992. Aso kohe votuan 2.073.568 votues (63,7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në BeH). Rreth 99,7 për qind e atyre që morën pjesë në referendum votuan për pavarësinë.

Pas votimit për pavarësinë, BeH-ja u njoh nga shumë vende të botës, ndërsa vendi brenda një kohe të shkurtër u bë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe shumë organizatave të tjera ndërkombëtare.

Bosnjë dhe Hercegovina ende nuk a ka njohur pavarësinë e Kosovës e cila u shpall më 17 shkurt të vitit 2008. Më 21 shkurt të vitit 2008, Republika Sërpska, një nga dy entitetet e Bosnjë dhe Hercegovinës, miratoi një rezolutë përmes së cilës denoncoi dhe refuzoi ta njohë deklaratën e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi