Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: U pranofshin lutjet tuaja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në ditën e Fitër Bajramit ka uruar qytetarët që ta kalojnë në një atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

Osmani thekson se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza.

“Le të shërbejë kjo ditë feste për tu ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për ti mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!”, përfundon urimin e para e shtetit.

Kategoritë
LajmeVendi