Pretendohet se Mossad-i ka rrëmbyer në Iran një komandant të Gardës Revolucionare të Iranit

Sipas lajmit të “Iran International” me bazë në Londër, financuar nga Arabia Saudite, Mossad-i brenda Iranit rrëmbeu Yedullah Hidmeti-n, i cili supozohet të jetë komandanti i lartë i Gardës Revolucionare Iraniane.

Pretendohet se agjencia e inteligjencës së jashtme izraelite, Mossad ka rrëmbyer një nga komandantët e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, e ka marrë në pyetje dhe e ka detyruar të rrëfejë “rolin e tij në dërgimin e armëve në vende të tjera”.

Sipas lajmit të “Iran International” me bazë në Londër, financuar nga Arabia Saudite, Mossad brenda Iranit rrëmbeu Yedullah Hidmeti-n, i cili supozohet të jetë komandanti i lartë i Gardës Revolucionare Iraniane.

Thuhet se Hedmeti u mor në pyetje nga agjentët e Mossad-it dhe rrëfeu për transferimin e armëve të Iranit në Irak, Siri, Jemen dhe Liban.

Në lajm thuhet se Hedmeti ishte zëvendës gjeneral brigade, përgjegjës për logjistikën e Ushtrisë së Gardës Revolucionare Iraniane.

“Iran International” pretendon se kishte akses në videon e marrjes në pyetje të një personi që prezantohej si “Hedmeti, komandanti i Ushtrisë së Gardës Revolucionare Iraniane”, por videoja nuk u publikua në lajm.

Kategoritë
BotaLajme