Një grua që pretendoi se ishte përdhunuar nga disa burra dhe se ishte viktimë e një bande aziatike është dënuar për çoroditje të organeve të drejtësisë.
Eleanor Williams, 22 vjeç, publikoi foto të plagëve të sajduke pretenduar se është përdhunuar, trafikuar e rrahur nga një bandë.
Postimi u bë viral në Facebook në maj 2020.
Ngjarja fitoi vëmendjen e ish-themeluesit të Ligës së Mbrojtjes angleze, Tommy Robinson, i cili udhëhoqi protestat në qytetin e saj të lindjes, Barrow-in-Furness, Cumbria,
Megjithatë gjykata zbuloi se historia e Williams ishte trillim dhe se ajo kishte plagosur veten me një çekiç.