Prezantohen në Stamboll avantazhet ekonomike të Kosovës

Nën organizimin e Konsullatës dhe Odes Ekonomike të Stambollit është bërë prezantimi i avantazheve për investime të Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka prezantuar potencialet që vendi jonë ka për investitorët e huaj.

“Natë e mrekullueshme në Stamboll me disa nga kompanitë më të fuqishme turke, shumë prej tyre patriot, me origjine nga të gjitha trojet shqiptare”, ka njoftuar Rukiqi në Facebook.

Në këtë darkë pune, afaristët e suksesshëm me prejardhje shqiptare dhe afaristet e suksesshëm turq, patën rastin të paraqesin pyetje nga me të ndryshmet në lidhje me investime.

Në këtë prezantim kanë qenë ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli, konsullja në Stamboll, Suzana Novobërdaliu dhe kryetari i Odës Ekonomike të Stambollit, Şekib Avdagiç.

Kategoritë
EkonomiLajme