Prezantohet Christensen, Laporta: Që në moshën 8-vjeçare ka ëndërruar të luaj në “Camp Nou”

Andreas Christensen është tashmë një lojtar i ri i Barçës. Qendërmbrojtësi danez, ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e re si lojtar i katalanasve deri në vitin 2026 dhe do të ketë një klauzolë prej 500 milionë euro.

Danezi ka veshur për herë të parë fanellën e blaugranave dhe ka dhënë fjalët  e para si lojtar i Barçës, i shoqëruar nga presidenti i klubit, Joan Laporta .

Numri një i klubit ka zbuluar një anekdotë kurioze për të shpjeguar se ish-lojtari i Chelsea kishte ëndërruar të luante në “Camp Nou” që kur ishte fëmijë.

“Kur Christensen ishte 8 vjeç, ai shkroi në një copë letër se ëndrra e tij ishte të ishte një lojtar i Barçës dhe ne e kemi të dokumentuar. Duam lojtarë që duan të luajnë këtu” ka theksuar Laporta.

Danezi, nga ana e tij, shpjegoi se: “Nënshkrimi me Barçën është një ëndërr e realizuar . Mezi po pres të filloj stërvitjen me shokët e mi të rinj”.

Kategoritë
Sport