Prezantuesi feston me shampanjë vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth: Plaka shkoi në ferr

Një prezantues argjentinas është filmuar duke festuar vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Gazetari i “Canal 22″, gazetari Santiago Cuneo filloi transmetimin e tij, në një atmosferë solemne për shkak të humbjes së mbretëreshës Elizabeth, e cila kulmoi me hapjen e një shampanje.

“Plaka nga Britania ka vdekur dhe ky është një lajm i mirë”, tha ai ndërsa në një moment tjetër theksoi: “Ka vdekur personi i duhur. Plaka shkoi në ferr“. Megjithatë, kjo video që është bërë virale ka shkaktuar zemërim në mesin e përdoruesve të rrjete sociale, duke e cilësuar reagimin si të pavend.

Kategoritë
BotaLajme