Prezantuesja televiziv paditi ish-lojtarin e Barcelonës, ai braktisi gruan shtatzënë dhe refuzoi të paguante për trajtimin e fëmijës

Jasper Cillessen (33) u kthye në klubin mëmë NEC Nijmegen verën e kaluar, por një kthim në shtëpi për ish-portierin e Barcelonës mund të jetë i pakëndshëm pasi ai u padit nga ish-partnerja e tij, prezantuesja spanjolle televizive María Morán.

Bëhet fjalë për neglizhencë familjare, mospagesë të alimentacionit dhe komente të papërshtatshme.

Cillesen ka një fëmijë së bashku me Morán, megjithatë, pas një lidhjeje të shkurtër, ata u ndanë shumë shpejt. Më saktësisht, ai e la atë ditën kur mësoi se ishte shtatzënë dhe po atë ditë postoi në rrjetet sociale një foto me të dashurën e re.

Portieri holandez, i cili thuhet se ka fituar nga pesë deri në shtatë milionë euro në sezon vetëm gjatë kohës së tij te Barcelona dhe Valencia, nuk i ka paguar as faturat e spitalit kur vajza e tyre kishte nevojë për kujdes mjekësor.

Vlerësohet se Cillesen ka fituar rreth 40 milionë euro gjatë karrierës së tij, por nuk ka dashur të paguajë shumën prej 1200 eurosh për trajtimin e fëmijës.
Fatmirësisht, gjyshi 90-vjeçar i Marias e ka shlyer shumën, pasi ka shfrytëzuar kursimet e jetës.

“Gjyshi i Marias duhej të kujdesej për këtë, ai është pothuajse 90 vjeç, nuk kishte kurrë një kartë krediti dhe ai duhej të përdorte kursimet e jetës për të ndihmuar mbesën e tij”, tha avokatja e Maria, Teresa Bueyes.

Ajo shtoi se për shumën e pagesave të ndihmës së fëmijëve ka qëndrime të ndryshme, prandaj rasti ka përfunduar në gjykatë.

Cillesen u transferua nga Nijmegen te Ajax Amsterdam në vitin 2011, dhe në vitin 2016 ai nënshkroi për Barcelonën. Atje ai nuk arriti kurrë të imponohej pranë portierit gjerman Marc-André ter Stegen dhe në vitin 2019 u transferua në Valencia dhe në vitin 2022 u kthye në Nijmegen. Ai luajti 63 ndeshje për kombëtaren holandeze.

Kategoritë
Sport