Në një deklaratë nga familja mbretërore, mbreti Harald V i Norvegjisë dhe mbretëresha Sonja, njoftuan fejesën e princeshës Louise me Verret dhe i uruan ata.
Princesha e Norvegjisë,Martha Louise është fejuar me të dashurin e saj amerikan, Durek Verret.
Në një deklaratë nga familja mbretërore, mbreti Harald V i Norvegjisë dhe mbretëresha Sonja, njoftuan fejesën e princeshës Louise me Verret.
Sipas lajmeve në mediat norvegjeze, Princesha Louise po planifikon të transferohet në Kaliforni me tre vajzat e saj nga martesa e saj e parë.
Princesha Louise u divorcua nga bashkëshorti i saj, shkrimtari Ari Behn, në vitin 2016.
Megjithëse Princesha Louise 50-vjeçare është fëmija më i madh i mbretit Harald V të Norvegjisë dhe mbretëreshës Sonja, vëllai i saj, Princi Haakon do të jetë trashëgimtari kushtetues i fronit.