Princi saudit i kurorës konfirmon se do të rrisë prodhimin e naftës në 13 milionë fuçi në ditë

“Arabia Saudite ashtu si ka paralajmëruar edhe më parë ka vendosur të rrisë prodhimin e saj të naftës në 13 milionë fuçi në ditë dhe se nuk do të kenë kapacitete shtesë përveç kësaj”, tha Bin Salman

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman tha se do ta rrisin kapacitetin e prodhimit të naftës së vendit të tij në 13 milionë fuçi në ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Samiti i “Sigurisë dhe Zhvillimit në Xheda” që mbahet me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Joe Biden dhe liderëve të 9 vendeve arabe, filloi me fjalën hapëse të Bin Salman, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite që është edhe vendi organizator.

Në fjalën e tij, Bin Salman vuri në dukje se bota po kalon në një periudhë ku po përballet me shumë vështirësi. “Shpresojmë që samiti të krijojë një epokë të re bashkëpunimi mes vendeve tona dhe SHBA-së për të thelluar partneritetin strategjik në mënyrë që t’i shërbejë interesave tona të përbashkëta dhe për të vendosur sigurinë dhe zhvillimin në rajon”, tha ai.

Duke vënë në dukje se përpjekjet ndërkombëtare duhet të rriten në luftën kundër sfidave globale, Bin Salman tha se “Arabia Saudite ashtu si ka paralajmëruar edhe më parë ka vendosur të rrisë prodhimin e saj të naftës në 13 milionë fuçi në ditë dhe se nuk do të kenë kapacitete shtesë përveç kësaj”.

Bin Salman foli edhe për marrëdhëniet me Iranin. “Si vend fqinj, ne e ftojmë Iranin të jetë pjesë e këtij vizioni me vendet e rajonit, duke iu përmbajtur parimeve të legjitimitetit ndërkombëtar, mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe t’i qëndrojë bashkëpunimit me Energjinë Atomike Ndërkombëtare”, tha ai.

Princi i kurorës nuk njoftoi një datë lidhur me planin e tij për të rritur prodhimin e naftës në 13 milionë fuçi në ditë, por ministri i Energjisë së Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Salman, në një deklaratë në maj vuri në dukje fillimin e vitin 2027 për këtë objektiv. Ministri saudit i Energjisë ka thënë se gjatë kësaj periudhe synojnë të rrisin me mbi 1 milion fuçi prodhimin e naftës, duke e rritur në 13 milionë fuçi.

Kategoritë
BotaLajme