Është shumë e lehtë të humbasësh në një labirint të pafund, me më shumë se 965 milionë kilometra katrorë, me drita fluoreshente, mure jeshile duke u përpjekur të shpëtosh nga diçka që të përndjek dhe më pas duke u fshehur në një cep.
Duhet të gjesh rrugën për në shtëpi, por disa “miq” nuk të lënë të largohesh, hijet po afrohen gjithnjë e më shumë, nëse nuk “zgjohesh” dot në kohë, pasi makthet do të jenë ato që do të të gllabërojnë.
Mirësevini në Ferrin e Backrooms, videoloja horror e lojtarit të vetmuar, krejtësisht të shkëputur nga realiteti, i cili detyrohet të përballet i vetëm me kërcënimet më të tmerrshme. Kjo është videoloja më e kërkuar në internet nga fëmijët në pranverën e vitit 2022, sipas një studimi të ri nga Kaspersky Safe Kids midis marsit dhe majit.
Ata u argëtuan shumë nga shuplaka e famshme në Oscar e Will Smith për Chris Rock, mosmarrëveshja ligjore mes Johnny Depp dhe Amber Heard, thashethemet për çiftin e famshëm Spiderman, Zendaya dhe Tom Holland.
Në fushën e muzikës, videot që ata panë më shumë në YouTube ishte kënga e Psy “That That” me yllin e BTS Suga. Gjithashtu videon “We Don’t Talk About Bruno” (nga Encanto).
Ata ishin më të interesuar për softuer, audio dhe video (43.6%), më pas renditej komunikimi nëpërmjet internetit (17.2%) dhe tregtia elektronike (16.1%). Aplikacionet më të preferuara në Android ishin YouTube (31.6%), TikTok (19%) dhe WhatsApp (18.3%).
Në programet Windows, Google Chrome u rendit i pari (44,7%). Microsoft Edge u rëndit i dyti me 12.6% dhe i treti u rëndit platforma e mesazheve Discord 9.8%.
Kaspersky, një kompani ndërkombëtare e sigurisë digjitale, këshillon prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe të mbikqyrin aktivitetet e fëmijëve të tyre që në moshë të hershme dhe të diskutojnë çështjet e sigurisë me ta.