Prindi akuzon mësimdhënësin dhe drejtorin se ia rrahën djalin në shkollë: Më goditën dhe më kërcënuan se do ma ngelin djalin!

Natën e mbrëmshme në emisionin ‘Stop’ në TV Klan, u raportua për një rast të dhunës në Shkollën Fillore ‘Sezau Suroi’ në fshatin Bellobrad të Dragashit.

Leutrim Aliu, baba i djalit ka folur për IndeksOnline ku ka treguar se si mësimdhënësi, Ajaz Myrtezani, ka sulmuar fizikisht djalin e tij për shkak se ka munguar një ditë në shkollë.

‘’Pardje ka shkuar djali në shkollë, ka mungu të premten e kaluar. Kur ka hi në shkollë kujdestari i klasës Ajaz Myrtezani, i ka thanë prit në klasë. Kur ka hy në klasë ka fillu e ka sulmu djalin. Më ka thirr djali në telefon, më ka tregu. E kur e kom pa djalin at gjendje kom shku te mjeku, në polici e kom paraqit rastin e gjithë kjo ngjarje ka ndodh pardje’’ tha ai.

Më tej, ai ka treguar edhe për ditën e djeshme ku djali i tij përveç sulmit të një dite më parë ka pranuar edhe kërcënime të tjera.

‘’Kur erdh dje djali në shpi më tha ‘o babi i ka porosit kujdestari i klasës, shokët e klasës që me thonë se une i kom nguc para policisë, më ka da tha veç mu edhe më ka thanë ki me hup vitin veç që je kon në polici’. Me kto fjalë që mi ka thanë djali unë kom shku prap te drejtori, kom hi në zyre në mënyrë të rregullt. Si kom hi ka fillu me fjalë të rënda e banale’’.

Aliu, po ashtu tregon se gjatë bisedës që kishte bërë me drejtorin e shkollës, Fadil Bahtjari,ai e kishte sulmuar duke e goditur dy here.

‘’Para se me bo video incizimin, dy herë më ka ra, masnej e kom fillu incizimin, e gjithë ngjarja ka ndodh qeshtu’’, deklaroi ai për IndeksOnline.

Kategoritë
BotaLajme