Prishet në ajër aeroplani i Serbisë, pasagjerët e linjës Tivat-Beograd rrëfejnë tmerrin

Avioni i “Air Serbia”, Airbus 319, në linjën Tivat-Beograd, është dashur të bëjë ulje emergjente 45 minuta pas nisjes nga aeroporti i Tivatit rreth orës 15:45 për shkak të një defekti në motor.

Lexuesit e Nova.rs që ndodheshin në aeroplan kanë theksuar se fluturimi ishte vonuar me rreth 45 minuta dhe se menjëherë, pesë minuta pas ngritjes, nën avion është dëgjuar një zhurmë e fortë.

Ata kanë rrëfyer tmerrin brenda aeroplanit pasi e kishin kuptuar që kishte pësuar një defekt teknik dhe që po i delte tym.

“Ishte diçka si një goditje rrufeje. Avioni po humbiste dhe po ndryshonte fuqinë, dhe një pasagjere pa shkëndija nën këmbët e saj dhe karburanti që lëshohej nga rezervuari në det. Po qarkullonim mbi Gjirin e Kotorrit për rreth gjysmë ore dhe njerëzit në tokë vunë re se nga avioni dilte një sasi e madhe tymi. Mes pasagjerëve kishte edhe njerëz me fëmijë të vegjël që filluan të qanin. Në dhjetë minutat e para, ekuipazhi nuk dha asnjë shpjegim, gjë që shkaktoi edhe më shumë panik. Më pas na njoftuan se kishte një dështim të motorit dhe se duhej të bënim përgatitjet për ulje në aeroportin e Tivatit. Procedura standarde në një situatë të tillë ndoqi dhe kjo i frikësoi më tej pasagjerët, veçanërisht të huajt. Aktualisht mekanikët janë duke inspektuar avionin, ndërsa pasagjerët janë në pritje të informacioneve të reja për fluturimin, ndërsa disa pasagjerë kanë braktisur fluturimin nga frika”, ka thënë një lexues i Nova.rs

Kategoritë
LajmeRajoni