Prishtina huazon dy futbollistë në klube të tjera kosovare, paralajmëron afrime të reja!

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Prishtina ka bërë të ditur largimin në huazim të dy futbollistëve.

Bëhet fjalë për Naxhi Berishën – që është transferuar në Flamurtar.

Nga ana tjetër edhe Timitope Fadahunsi është huazuar te Rahoveci.

Kurse sulmuesi i krahut, Samuel Boimbo, nuk ka arritur të regjistrohet në klub për shkak të vonimit të dokumentacioneve.

Prishtina në postimin e bërë paralajmëron se do të ketë lëvizje të tjera edhe pse afati kalimtar është mbyllur.

Kategoritë
Sport