Prishtina luan derbin ndaj Llapit në stadiumin “Ramiz Sadiku”

photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina do luajë përsëri në një tjetër stadium këtë sezon.

Klubi nga kryeqyteti përmes Facebookut, ka bërë të ditur se ku do të luajë ndeshjen e fundjavës kundër Llapit e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligës.

Klubi më i trofeshëm në Kosovë, deri tani ka luajtur në stadium “Sami Kelmendi” të Lipjanit pasi që stadiumi i tyre “Fadil Vokrri” është ende në renovim.

Por megjithatë, klubi kryeqytetas do mbetet në kryeqytet ku do të luajë në stadiumin e Ramiz Sadikut.

Prishtina, do pres Llapin në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë, me ndeshjen që do zhvillohet të dielën më 28 prill në ora 15:00.

Kategoritë
Sport