Prishtina më e shpejtë se Kukësi, firmos me ish-portierin e Kosovës

Betim Halimi rikthehet në Kosovë, pavarësisht se pati edhe një propozim nga Kukësi në Superiore. Portieri, i cili ka luajtur me parë me Vllazninë e Pozharanit dhe Dritën, do të veshë fanellën e kampionëve të Prishtinës.

Halimi së fundmi ishte pjesë e Olimpik Donetsk në Ukrainë, ndërkohë që ka mbrojtur edhe ngjyrat e JK Trans Narva në Estoni para dy sezonesh.

25-vjeçari ka qenë më parë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe mund të konsiderohet një goditje për Prishtinën, që do të kërkojë të mbrojë titullin kampion.

Kategoritë
Sport