Prishtina nënshkruan me mbrojtësin që ishte pjesë e Portos vitin e kaluar

Qendërmbrojtësi Diar Halili, është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën.

Shtatlarti (1.93) së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së madhe portugeze FC Porto (grupmoshat e reja) ku ka luajtur për një vit.

Ai ka përvojë në elitën e futbollit kosovar pasi që më parë është aktivizuar me Besën e Pejës (edicioni 2021/22).

Karrierën si futbollist në moshë të re e ka filluar te skuadra prishtinase 2 Korriku, ku është zhvilluar si futbollist.19-vjeçari, më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15, U17 dhe U19.

Kategoritë
LajmeSportVendi