Prishtinë: Fillon vendosja e pengesave në shtigjet e biçikletave

Në shtigjet e biçikletave në kryeqytet do të ketë pengesa.

Vendosja e tyre ka nisur dhe këtë e ka konfirmuar nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në Facebook.

“Filluam me vendosjen e pengesave në shtigjet e biçikletave për të vazhduar me shtrirjen e shtigjeve të reja e të sigurta në rrugë të tjera”, ka shkruar Sahatçiu, të hënën.

Kategoritë
LajmeVendi