Sot rreth orës 17:00, është raportuar se në rrugën ”Hilë Mosi” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe arma e zjarrit.
Sipas policisë, të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia tha se për këtë rast kanë “rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.