Prishtinë, kombëtarja kosovare në hendboll humb përballjen me kombëtaren e Bosnjë dhe Hercegovinës

“Dardanët” u mposhtën në shtëpi nga BeH-ja me rezultatin 25 me 22, në stadiumin me rreth 1 mijë spektatorë.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka humbur në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë kundër kombëtares nga Bosnjë dhe Hercegovina (BeH) në kuadër të fazës së tretë kualifikuese drejt Kampionatit Evropian të Hendbollit në kategorinë e meshkujve, raporton Anadolu.

“Dardanët” u mposhtën në shtëpi nga BeH-ja me rezultatin 25 me 22, në stadiumin me rreth 1 mijë spektatorë.

Për boshnjakët kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve ndërsa për kosovarët kjo ishte humbja e tretë rresht në kuadër të grupit.

Të dy këto kombëtare pozicionohen në Grupin 7 të këtyre kualifikimeve, aty ku dy pozitat e para i mbajnë Mali i Zi dhe Sllovenia që gjenden në kuotën e katër pikëve.

Kosova renditet në fund tabelës me 0 pikë, ndërsa BeH-ja është tani në pozitën e tretë me 2 pikë.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan të dielën në Tuzëll nga ora 5:00 e pasdites, ku BeH-ja është mikpritëse e ekipit kosovar.

Edicioni i 16-të i Kampionatit Evropian të Hendbollit, në të cilin do të garojnë 24 skuadra, do të mbahet në Gjermani nga 10 deri më 28 janar të vitit 2024.

Kategoritë
Sport