Pritet të kalojë te United, mesfushori i Barçës i propozon të dashurës në mes të shkretëtirës

Frenkie de Jong është shuëm afër kalimit në Premier League, pasi Manchester United është afër marrëveshjes me Barcelonën për shërbimet e holandezit.

Teksa ndodhet në qendër të vëmendjes së kësaj merkatoje, sigurisht kjo nuk e ka penguar lojtarin që të mendojë edhe për jetën private të tij.

Teksa ndodhet me pushime në Amerikën e Veriut, mesfushori i Barçës ka menduar t’i propozojë të dashurës, Mikky Kiemeney për martesë.

Dhe holandezi e bëri festën të paharrueshme, duke shtruar pyetjen në mes të një shkretëtire, përballë perëndimit të diellit. Ai e bëri të ditur lajmin në Instagram, me një postim ku shkruhej: “Mezi pres ta kalojmë pjesën tjetër të jetës së bashku. Ajo tha po”.

Ndërsa De Jong ka vijuar pushimet e tij verore, Manchester United ka qenë në bisedime me Barcelonën, në përpjekje për të nënshkruar me holandezin.

Mesfushori shkëlqeu nën drejtimin e Erik ten Hag ndërsa ishte tek Ajax, duke ndihmuar klubin për një tjetër titull të Eredivisie dhe Kupën KNVB. Dhe tani, trajneri i ri i Manchester United beson se ai mund të ndihmojë në rikthimin e “Djajve të Kuq” në Champions League.

Kategoritë
Sport