Prizren: Gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës e ka gjobitur me të holla dhe ia ka marrë patentë shoferin një vozitësi në Prizren.

Përmes një njoftimi për media, Policia bëri të ditur se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 kilometra në orë, ka vozitur me 101 km/h.

Kundërvajtësit i janë shqiptuar edhe 5 pikë negative dhe patentë shoferi i është marrë për 1 vit afat.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, policia siguron ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe ofron siguri, rend dhe rregull edhe ne komunikacion. Në kuadër të sigurisë në komunikacion, Policia e Kosovës me qëllim që të krijojë siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të rregullat të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme”, thuhet në njoftimin policor.

Kategoritë
LajmeVendi