Prizreni “nana vakiave”, hiqet asfalti i sapo shtruar

Prizreni po vazhdon të jetë qyteti ku po ndodhin çudira të ndryshme, një e re është shtuar me asfaltin e saposhtruar në lagjen “Ralin” i cili pa kaluar 24 orë është hequr, shkruan Gazeta e Re

I vetmi projekt i cili po realizohet gjatë qeverisjes së Shaqir Totaj dhe që krenohet me këtë është projekti “Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve me asfalt”

Gjatë këtyre punimeve Totaj krenohet duke veçuar këtë projekt si sukses të madh, shembull konkret ishte edhe  deklaratat e tij në media duke reklamuar projektin e duke u shfaqur se kinse po punohet në këtë qytet. Nga paniku i kapluar gjatë shtrimit të asfaltit është harruar që ka punime shtesë nëntoksore në një lajge të këtij qyteti.

Kjo u bë shkak që puna e filluar dje për shtrim të asfaltit ka vazhduar sot me heqjen e asfaltit të njëjtë për shkak të punimeve nëntoksore./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi