Probleme me zemër, Ponte Prizreni del me informacione të reja për gjendjen e Urim Zenelajt

Urim Zenelaj do të mungojë për një kohë të pacaktuar pasi i janë konfirmuar disa probleme shëndetësore. Skuadra e Proton Cable Prizreni ka dhënë detaje të reja për situatën e tij.

“Faleminderit për interesimin tuaj në lidhje me mungesën e kapitenit URIM ZENELAJ në ndeshjen e fundit.

Për shkak të problemeve shëndetësore kapiteni do t’i mungojë skuadrës për një periudhë të pacaktuar. Fatmirësisht, gjendja e tij është stabile, megjithatë, nevojiten disa ekzaminime shtesë për të siguruar shëndet të plotë.

Do t’ju informojmë në vazhdim për çdo zhvillim të ri. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Superligës.

Kategoritë
Sport