Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në Qendrat Komunale të Numërimit.
Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i LVV-së, në KQZ, Sami Kurteshi duke theksuar se kjo po bëhet për shkak të problemeve teknike që janë paraqitur në sistemin digjital të KQZ-së.
Ai theksoi se me dështimin e sistemit digjital po merren ekspertët e angazhuar si dhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria
“Problemet me shpalljen e rezultateve preliminare ishin të natyrës teknike, për shkak të dështimit të sistemit digjital. Me këtë problem tani janë duke u marrë ekspertët edhe nga Policia e Kosovës dhe prokuroria. Sidoqoftë, me gjithë këto probleme të cekura, nuk ka vend për shqetësim. Fletëvotimet, formularët e numërimit nga vendvotimet dhe materialet tjera nga vendvotimet janë të gjitha të ruajtura,” ka thënë Kurteshi.