Procesi arsimor në Gaza në klasat e shkatërruara nga lufta

Sipas Ministrisë Palestineze të Arsimit, rreth 620.000 nxënës nuk janë në gjendje të ndjekin shkollimin në Gaza, ndërsa e ardhmja mbetet “e panjohur” për shumicën prej tyre për shkak të ofensivës së vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës

Një grup mësuesish vullnetarë në Rripin e Gazës të pushtuar nga Izraeli filluan mbajnë mësim për nxënësit në klasat e shkatërruara nga lufta, raporton Anadolu.

Sipas Ministrisë Palestineze të Arsimit, rreth 620.000 nxënës nuk janë në gjendje të ndjekin shkollimin në Gaza, ndërsa e ardhmja mbetet “e panjohur” për shumicën prej tyre për shkak të ofensivës së vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës.

Që nga fillimi i ofensivës izraelite, palestinezët kanë filluar të përdorin si strehimore institucionet arsimore, si shkollat ​​dhe universitetet.

Nxënësit dhe studentët palestinezë shprehin shqetësimin se viti shkollor do të vonohet edhe pas përfundimit të ofensivës izraelite, pasi shkollat ​​janë të mbipopulluara me të zhvendosur.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, në luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë rreth 41.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur rreth 94.800 të tjerë.

Bllokada e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kategoritë
BotaLajme