Produkti “Hallall” me 40 përqind mish derri, ose do të asgjësohet ose do të kthehet tek prodhuesi në Serbi

Kryetari i Agjencisë për Certifikimin Hallall, Muhamer Veseli, ka njoftuar se kompania Stokomak ka tërhequr nga shitja “narezakun” kontestues me 40% mish derri, produkt ky që shkaktoi një sërë reagimesh në vend.

Ai në emisionin “Happy Day” në Klan Maqedoni tha se produkti do të asgjësohet apo do të kthehet tek prodhuesi në Serbi.

“Agjencia për standardet hallall ka ndërmarrë të gjitha masat me marketin përkatës, kemi kërkuar sqarime dhe i kemi kërkuar që të tërheqë të gjithë produkti nga tregjet në një magazinë të posaçme, të cilës që nga kërkesa kjo kompani i është përgjigjur kërkesës së BFI-së të mërkurën dhe ka bërë tërheqjen e ‘narezakut’ nga të gjitha ato markete”, deklaroi Muhamer Veseli.

Kryetari i Agjencisë për Certifikimin Hallall, Veseli, ka siguruar konsumatorët myslimanë se kjo Agjenci bën inspektime të rregullta me qëllim që produktet hallall t`i plotësojnë kushtet dhe standardet. /KlanM

Kategoritë
LajmeRajoni