Profesori amerikan: Trump do të mbajë qëndrim më të rreptë ndaj Kurtit, mund të shkëputet tërësisht nga rajoni

Alon Ben-Meir, profesor universitar dhe ekspert amerikan për politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe shteteve arabe, ka dhënë përshtypjen e tij për administratën e re Trump në raport me Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

Ditëve të fundit ka pasur shumë opinione sa i përket qasjes që do ta përdorë administrata Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Në vitin 2020, gjatë kohës kur Albin Kurti sapo ishte zgjedhur kryeministër, qeveria e tij ra si rrjedhojë e disa veprimeve që u konsideruan të jenë shkaktuar nga presioni i madh amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë.

“Trump ka të ngjarë të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Kurti. Për më tepër, i njohur për dëshirën e tij për të arritur rezultate të shpejta, Trump mund të shkëputet nga rajoni nëse nuk e konsideron atë një prioritet strategjik dhe potencialisht do t’ia linte BE-së”, shkroi Ben-Meir në X.

Më 4 shtator të vitit 2020, kah fundi i mandatit të presidentit Trump, Kosova dhe Serbia u morën vesh në Washignton për një marrëveshje kryesisht ekonomike, gjë që Kosovës i solli njohjen e Izraelit. Që nga ajo kohë, marrëveshja nuk është marrë për bazë më./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi