Programe Madhështore për Festat e Nëntorit në Shkollat “Maarif” të Kosovës

Në Shkollat “International Maarif Schools Of Kosova” të Kosovës, me rastin e 28 Nëntorit,  u organizuan aktivitete festive që theksuan rëndësinë e kësaj date historike për kombin.

Nxënësit e dy paraleleve të shkollave tona realizuan  programe artistike të pasura, duke përfshirë recitime dhe këngë patriotike, të cilat krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.

Në këto programe, nxënësit e Shkollave Maarif shprehën krenarinë e tyre për këtë ditë të shënuar, duke e cilësuar atë si simbol të rezistencës, unitetit dhe krenarisë kombëtare. Për të pasuruar më tej festimet në shkollën e Prishtinës, nën drejtimin e mësueses së artit, u organizua një ekspozitë e veçantë që pasqyronte dashurinë dhe krenarinë për historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Aktivitetet e organizuara u shoqëruan me emocion dhe përkushtim, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe nderimit të traditave kombëtare ndër breza dhe duke forcuar më tej lidhjet mes nxënësve dhe atdheut të tyre.

Kategoritë
LajmeVendi