Projekti 8 miliardë $, një ‘qytet lundrures’ në Arabinë Saudite

Në një kohë krize ekonomike, çfarë mund të jetë më e jashtëzakonshme se një superjaht? Varka e fundit luksoze që dalë në treg është Pangeos, i emërtuar sipas superkontinentit që ekzistonte 200 -335 milionë vjet më parë. Shuma që nevojitet për ta ndërtuar është plot 8 miliardë dollarë, sipas projektuesve.

Ky që shihni është një nga superjahtet më luksoze që ka dalë në treg. Emërtimin Pangeos e ka marrë nga Pangea, një superkontinent që ekzistonte nga 200 milionë deri në 335 milionë vjet më parë.

Projektuesit e kompanisë ‘Lazzarini’ kërkojnë plot 8 miliardë dollarë për ta vënë në jetë këtë projekt ambicioz.

Nëse financohet padyshim do të jetë struktura më e madhe lundruese e ndërtuar ndonjëherë. Do të shtrihet 550 metra i gjatë dhe 610 metra i gjerë.

Një “qytet lundrues” i plotë sipas Lazzarinit, jahti do të ketë hapësirë ​​për hotele, qendra tregtare, parqe dhe madje edhe porte për anije dhe avionë më të vegjël për t’i të pritur të ftuarit. Superjahti do të mund të ndryshojë destinacion, duke u vënë në lëvizje nëpërmjet krahëve të strukturës. Në çatinë e tij do të vendosen panele diellore për të krijuar energji.

Projektuesit kanë prezantuar Arabinë Saudite si një vend ku mund të ndërtohet superhajti në formë breshke.

Rreth një kilometër katror det do të duhet të gërmohet dhe të ndërtohet një digë rrethore përpara se të fillojë ndërtimi. Kompania ka caktuar një hapësirë ​​në Portin e Mbretit Abdullah, 81 milje në veri të Jeddah si vendndodhje ideale.

“Lazzarini” shpreson se ndërtimi mund të fillojë në vitin 2033, dhe projekti pritet të përfundojë pas tetë vjetësh.

Kategoritë
BotaLajme