Prokurorët dhe i gjithë stafi i Prokurorisë së Prishtinës proteston për temperaturat e larta brenda këtij objekti

Për të tretën ditë me radhë, stafi mbështetës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorët e kësaj prokurorie, po protestojnë për temperaturat e larta dhe mosfunksionomin e sistemit të klimatizimit brenda këtij objekti.

Anëtarët e Këshillit Grevist thonë se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Duke përmendur problemet me të cilat përballet stafi i kësaj Prokurorie, grevistët thanë se problemi me sistemin e klimatizimit në këtë objekt, është prej kur është ndërtuar objekti.

Kategoritë
LajmeVendi