Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë në shënjestër të atentatit

Sipas mediave lokale, kreu i Shërbimit Kombëtar të Hetimit nuk ka zbuluar nëse ka të dyshuar.

Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë ishte shënjestër të atentatit kur një bombë shpërtheu në autostradë ndërsa autokolona e tij po kalonte me makinë.

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve BTA, kreu i Shërbimit Kombëtar të Hetimit, Borislav Sarafov, tha se incidenti nuk kishte si qëllim frikësimin, por ishte atentat ndaj Ivan Geshev.

Ai tha se shpërthimi ndodhi para mesditës të së hënës ndërsa Geshev ishte duke shkuar për në kryeqytet, Sofje.

“Shpërthimi i madh ndodhi në një kthesë të madhe të rrugës, e cila duhej të kalohej me një shpejtësi më të ngadaltë”, tha ai.

Shpërthimi la një krater 30-40 centimetra të thellë me një diametër prej gati 3 metrash, tha ai.

Lidhur me rastin është ngritur procedurë penale për akt terrorizmi, shtoi Sarafov, duke theksuar se rasti po trajtohet jashtëzakonisht seriozisht.

Megjithatë, ai nuk pranoi të zbulonte nëse kishte të dyshuar.

Kategoritë
LajmeRajoni