Prokuroria e Gjilanit angazhoi ekspertë kundërligjshëm, Ministria e Drejtësisë nis veprimet për ndalimin e një skeme të tillë

Ministria e Drejtësisë ka shprehur shqetësim pas një lajmi të publikuar sot në media lidhur me kontraktimin që Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë me mjekë jo-ligjor për të dhënë mendime dhe ekspertiza ligjore, mbi të cilat pastaj janë nxjerrë vendime gjyqësore.

Në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me pretendimet për kontraktimin e paligjshëm të ekspertëve që nuk janë ekspertë mjekoligjor, thuhet se ende nuk kanë parë një reagim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Një veprim i tillë e dëmton funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe cenon liritë dhe të drejtat e palëve në procedure”, thuhet në reagim.

“Ministria e Drejtësisë me të kuptuar shkeljet me pagesat e kundërligjshme që i kemi adresuar përmes konferencës ditë më parë, ka filluar menjëherë të ndërmarrë veprime për ndalimin e një skeme të tillë të kundërligjshme dhe bashkëvepruese ndërmjet akterëve të lartcekur”.

Ministria e Drejtësisë është e pakompromis deri në eliminimin e çdo parregullsie dhe paligjshmërie pavarësisht se nga kush janë bërë”, thuhet në reagim.

Kategoritë
LajmeVendi