Prokuroria e Prishtinës e fton ish-prokuroren e EULEX-it për intervistim

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka ftuar ish-prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, për intervistim, ka mësuar KOHA.

Ftesa për intervistim është bërë për datën 25 korrik. Bamieh është shprehur e gatshme të bashkëpunojë.

Bamieh është ftuar që të intervistohet për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “informacioneve sekrete”.

Ftesa për intervistim i është bërë menjëherë pasi mbaroi konferencën për shtyp të shtunën në Prishtinë.

Kategoritë
LajmeVendi