Prokuroria në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimi ndaj një personi të dyshuar për “trafikim me njerëz”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri A.P., merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V