Prokuroria ruse kërkon 9,5 vite burg për lojtaren e WNBA-së Brittney Griner

Prokurorët në Gjykatën e qytetit Khimki kërkuan gjithashtu një gjobë prej 1 milion rublash (rreth 16,600 dollarë) për basketbollisten amerikane

Akuzat për trafikim droge kundër lojtares së WNBA-së, Brittney Griner janë vërtetuar plotësisht, theksuan prokurorët rusë në një gjykatë në rajonin e Moskës, duke kërkuar nëntë vjet e gjysmë burgim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në Gjykatën e qytetit Khimki kërkuan gjithashtu një gjobë prej 1 milion rublash (rreth 16,600 dollarë) për basketbollisten amerikane.

Griner, 31 vjeçe, është një basketbolliste e cila u arrestua në shkurt në aeroportin Sheremetyevo të Moskës pasi autoritetet ruse thanë se kanë gjetur vaj kanabisi në zotërimin e saj.

Ajo pranoi fajësimin më herët në korrik për akuzat për drogë, por ka pohuar se ka përdorur kanabis medicinal për të trajtuar dhimbjen dhe ka mohuar se synonte të shkelte ligjin rus.

SHBA-ja më herët ka propozuar lirimin e dy amerikanëve në paraburgim rus, Brittney Griner dhe Paul whelan.

Whelan është mbajtur në Rusi që nga viti 2018 me akuza për spiunazh.

Kategoritë
BotaLajmeSport