Prokurorja: Jakup Krasniqi jepte shumë urdhra për arrestimin e lirimin e njerëzve

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, u përshkrua nga Zyra e Prokurorit të Specilizuar në Hagë si njeri me shumë autoritet, që i jepte urdhra Shtabit të Përgjithshëm.

Prokurorja Clare Lawson tha se gjatë gjykimit do të shihet se si Krasniqi, sipas saj, kishte dhënë shumë urdhra në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, raporton Gazeta Express.

“Në ndërkohë, Jakup Krasniqi do të shihet duke negociuar dhe duke dhënë urdhra të shumta – sërish në emër të Shtabit të Përgjithshëm – për arrestimin dhe lirimin e të ndaluarve”, tha ajo.

“Ajo çfarë nuk do të dëgjoni, është ndonjë nga të akuzuarit duke marrë masat e nevojshme për të parandaluar krimet e ngritura, ose krimet që kanë vuajtur kundërshtarët, ose që të ndëshkojnë krimet që kanë vuajtur ata. Apo edhe mosreferimin e këtyre personave për UNMIK-un apo KFOR-in për hetime… Sepse krimet kanë qenë të synuara nga të akuzuarit”, ka shtuar prokurorja Lawson.

Kategoritë
LajmeVendi