Sot në minibibliotekën rome është mbajtur promovimi i librit ”Përrallat dhe tregimet popullore rome”, libër i cili është lansuar në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse e Dialogut Ndërmjet Komuniteteve dhe Kohezioni Social“
Në hapësirat e minibibliotekës rome me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, shoqërisë civile dhe qytetarëve të tjerë është realizuar promovimi i librit ”Përrallat dhe tregimet popullore rome”.
Libri është përgatitur në gjuhën rome, por ka vlerë artistike dhe kulturore për të gjitha komunitetet, prandaj është përkthyer në katër gjuhë: shqipe, serbe, turke, dhe angleze.
Gjatë aktivitetit është diskutuar për punën e realizuar dhe rëndësinë e promovimit të kulturës dhe gjuhës rome, projekti në fjalë është zbatuar nga Urma Menekshe