Protesta 15-orëshe e studentëve nga e gjithë Serbia sot në Kragujevac

Studentë nga Novi Sadi, Beogradi, Nishi, Çaçaku, Kraljeva, Novi Pazari dhe qytete të tjera arritën në Kragujevc në kolona në këmbë, me biçikletë ose duke vrapuar.

Studentë nga e gjithë Serbia sot po mbajnë një tubim dhe një protestë 15-orëshe në Kragujevac me sloganin “Takohemi në Sretenje”, raporton Anadolu.

Studentë nga Novi Sadi, Beogradi, Nishi, Çaçaku, Kraljeva, Novi Pazari dhe qytete të tjera arritën në Kragujevc në kolona në këmbë, me biçikletë ose duke vrapuar.

Grupe studentësh nga e gjithë Serbia janë vendosur në pika të ndryshme në bulevardin Lepeniçki, i cili shtrihet në rreth dy kilometra. Aty gjatë gjithë ditës do të zhvillohen punëtori, si dhe aktivitete sportive, kulturore dhe edukative.

Skena kryesore është ngritur pranë rrokaqiellit Zastava dhe është vendi qendror i grumbullimit të protestës së sotme. Studentët dhe qytetarët do të flasin gjatë gjithë ditës, ndërsa sonte do të lexohet letra e studentëve.

Në rrugët e Kragujevcit ka një numër të madh të qytetarëve dhe vazhdojnë të vijnë nga qytete të tjera të Serbisë.

Pjesëmarrësit në tubim thonë se kanë ardhur për të mbështetur studentët në kërkesat e tyre dhe se të gjithë së bashku po luftojnë për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë.

Ata simbolikisht u mblodhën rreth kompleksit të ish-konakut të Princit Millosh, përballë Kishës së Vjetër dhe Parlamentit, ku u miratua Kushtetuta e Sretenjes 190 vjet më parë.

Protesta kërkon që institucionet të bëjnë punën e tyre, të ndiqen penalisht përgjegjësit për rrëzimin e murit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur humbën jetën 15 persona, sepse heshtja, shtojnë ata, nuk është zgjidhje.

Tubimi, siç është paralajmëruar, do të zgjasë deri në shtatë minuta pas mesnate. Gjatë kësaj kohe, studentët dhe qytetarët e mbledhur do të mbajnë dy heshtje 15-minutëshe për të nderuar viktimat e stacionit hekurudhor të Novi Sadit.

Studentët që u nisën nga Beogradi dhe Nishi marshuan për katër ditë në Kragujevc. Studentët nga Kraljeva dhe Novi Pazari u takuan të enjten me studentë nga Çaçaku në Mrçaevci, prej nga arritën në Kragujevc. Ekipi i stafetës së maratonës studentore nga Beogradi dhe studentët me biçikleta nga Novi Sadi dhe Beogradi mbërritën në qendër të qytetit përpara kolonave të studentëve.

Nxënësit u pritën me ovacione dhe qilim të kuq nga qytetarët e Kragujevacit para ndërtesës së komunës.

Studentët dhe qytetarët në Serbi kanë protestuar që nga fundi i vitit të kaluar, pasi 15 persona humbën jetën kur një mur u shemb në stacionin kryesor të trenit në Novi Sad më 1 nëntor.

Një nga arsyet e dorëheqjes së kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, më 28 janar ishte sulmi ndaj studentëve para zyrave të partisë SNS në Novi Sad, natën mes 27 dhe 28 janarit. Sulmuesit rrahën studentët me shkopinj dhe grushte.

Një studente, e cila në atë kohë ishte lënduar rëndë, iu nënshtrua një operacioni në Klinikën për Kirurgji Maksilofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Serbisë.

Kategoritë
LajmeRajoni