Protesta nesër kundër Gjykatës Speciale, Shala: Protestojmë kundër padrejtësisë

Në emisionin në Kanal10, aktivisti politik i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala, ka thënë se nesër PSD ka ftuar një protestë kundër padrejtësisë speciale.

Ai ka thënë se kanë kërkuar mbështetje popullore.

“Ne kemi kërku një protestë, përveç kësaj edhe një mbështetje popullore, e cila proteston ndaj kësaj padrejtësie e cila është speciale dhe e paparë ndonjëherë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se kanë ftuar qytetarët dhe organizatat e ndryshme dhe se kanë gjetur përkrahje për këtë.

“Ne kemi ftuar qytetar të profileve të ndryshme, kemi ftuar edhe çdo lloj organizate që ka interes t’i bashkohet kauzës sonë për me mbrojtë luftën tonë të re nga padrejtësia speciale që tashmë po i bëhet në tribunalin atje special, dhe kësaj festë tonë deri sot i janë përgjigje shumë organizata dhe shumë individ të caktuar që kanë peshë në shoqërinë tonë, në opinionin publik”, ka thënë ai më tej.

Kujtojmë se ditë më parë nga Gjykata Speciale është dënuar Salih Mustafa me 26 vjet burgim.

Kategoritë
LajmeVendi