Gjatë protestës pro-palestineze nën masa të rrepta të sigurisë, policia gjermane ndërhyri dhe arrestoi të paktën pesë protestues
Një grup studentësh organizuan një protestë pro-palestineze në Universitetin Humboldt në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, raporton Anadolu.
Gjatë protestës pro-palestineze nën masa të rrepta të sigurisë, policia gjermane ndërhyri dhe arrestoi të paktën pesë protestues.
Demonstruesit hyrën në ndërtesën e sallës së ligjëratave ‘Emil Fischer’ për të protestuar ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës dhe planit të qeverisë së shtetit gjerman për të dëbuar katër aktivistë pro-palestinezë.
Administrata e universitetit kërkoi largimin e grupit të studentëve, që u vlerësua se ishte në midis 40 dhe 60 personash.
Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 51 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.