Protestat e dhunshme në Shkup, Von Cramon: Trazirat mund të shfrytëzohen nga Rusia

Ditët e fundit Shkupi është përfshirë nga protesta të dhunshme pasi qytetarët kanë refuzuar të pranojnë propozimin francez për miqësi me Bullgarinë.

Në lidhje me protesta ka reaguar eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Sipas saj protestat mund të përdoren nga aktorë të tjerë të huaj si dhe nga Rusia.

“Kur Shtetet Anëtare të BE-së dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e integrimit”, shkruan eurodeputetja në Twitter./abcnews

Kategoritë
LajmeRajoni