Studentët janë nisur drejt Novi Sadit për të mbështetur kolegët e tyre të Novi Sadit në bllokimin e tri urave në atë qytet, tre muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona.
Një numër i madh studentësh nga Beogradi u nisën në këmbë në një marshim proteste drejt Novi Sadit.
Studentët nga fakultetet e Beogradit janë nisur drejt Novi Sadit rreth orës 10:30 për të mbështetur kolegët e tyre të Novi Sadit në bllokimin e tri urave në atë qytet, tre muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona.
Gjatë tubimit u dëgjuan thirrjet “Duam drejtësi”, si dhe pankarta që i bënin thirrje qeverisë të përmbushë kërkesat e tyre.
Ministri serb i Financave Sinisha Mali tha sot se janë dhënë 12,01 miliardë dinarë shtesë për arsimin e lartë dhe paralajmëroi ulje të tarifave studentore me rreth 50 për qind.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq deklaroi se pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme do të sigurojnë plotësisht rrugën e marshit studentor, i cili filloi para Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd dhe përfundon nesër në mbrëmje para Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fali të mërkurën 13 persona, ndaj të cilëve më parë ishin filluar procedura penale në lidhje me bllokadat dhe protestat që po zhvillohen në Serbi prej më shumë se dy muajsh.
Studentët që nisën bllokadat dhe protestat pas ngjarjes tragjike në Novi Sad, kërkojnë publikimin e gjithë dokumentacionit për rindërtimin e stacionit hekurudhor, ngritjen e kallëzimeve penale kundër sulmuesve të protestuesve dhe rritje 20 për qind në buxhetin e arsimit.
Presidenti i Serbisë në një fjalim të hënën tha se autoritetet do t’i plotësojnë të katër kërkesat e studentëve.
Në ndërkohë, kryeministri Millosh Vuçeviq dha dorëheqjen këtë javë.